fbpx

Laert Vasili ‘sherr’ me Shakohoxhën për emrat

Screenshot_16-21.jpg

Kur flasim për patriotizëm ne flasim edhe për gjuhën tonë të bukur, shqipen.

Ky është një diskutim i gjatë i cili është bërë edhe në studion e emisionit “Soiree” me Jonida Vokshin në Top Channel ku të ftuarit diskutuan edhe në lidhje me emrat që ne sot i vendosim fëmijëve.

Teksa po fliste për një “bastardim” sipas tij të emrave, aktori Laert Vasili u shpreh se ne nuk duhet tu vëmë emra të huaj si Gerrhard apo Darling fëmijëve shqiptarë.

Mirëpo, Vasili u ndërpre nga gazetari i njohur sportiv, Dritan Shakohoxha i cili e kundërshtoi ashpër. Shakohoxha u shpreh se fakti që jemi në shekullin e 21-të na jep të drejtën të bëjmë çfarë të duam dhe të mos gjykojmë askënd për zgjedhjet e tij apo saj.

Mendimi i Shakohoxhës nuk u mbështet nga Marin Mema, i cili, me të njëjtin mendim si Vasili, ishte kundër vendosjes së emrave të huaj duke mënjanuar ato shqip.

Advertisement

Gazetari u shpreh se ka shumë shqiptarë të cilët kërkojnë emra të vjetër shqiptarë për t’ia vendosur fëmijëve të tyre. Mema tha se ka një logjik për vënien e emrave, ashtu si të gjithë popujt në botë jetojnë në shekullin e 21 edhe Shqipëria ka evoluar por nga ky evoluim s’do të thotë t’i vëmë emra “Van Basten” pra çdo gjë ecën me logjike dhe duke ruajtur identitetin.

Debatet po zhvilloheshin me tone mjaft të ashpra saqë u desh ndërhyrja e moderatores, Jonida Shehu për të qetësuar situatën.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *