Lagarde fiton miratimin e ligjvënësve të BE për të udhëhequr Bankën Qendrore Evropiane

Parlamenti Evropian mbështeti Christine Lagarde të martën si presidente të ardhshme të Bankës Qendrore Evropiane, duke i hapur rrugën asaj që të bëhej gruaja e parë që mban këtë post.

Ligjvënësit votuan me 394 vota pro, 206 kundër dhe 49 abstenim në seancën e parlamentit në Strasburg.

“Christine Lagarde është një zgjedhje e shkëlqyeshme dhe ajo ka mbështetjen time të plotë,” tha Ludek Niedermayer, një ligjvënëse e të djathtës qendrore, në një debat plenar para votimit.

Lagarde nuk ishte e pranishme pavarësisht një ftesë për të marrë pjesë.

“Christine Lagarde është e duhura për të theksuar rëndësinë e politikave të tjera ekonomike, jo vetëm të politikës monetare,” tha Niedermayer.

Një negociatore e zgjuar që ka drejtuar Fondin Monetar Ndërkombëtar, por ka pak përvojë në politikën monetare, Lagarde u zgjodh në korrik nga krerët e BE për të zëvendësuar Mario Draghin nga 1 nëntor në krye të institucionit më të fuqishëm financiar të bllokut.

Një ish avokate, nënë e divorcuar me dy fëmijë, Legarde u bë ministre franceze e financave në 2007, pastaj mori përsipër drejtimin e FMN kur një skandal seksual detyroi paraardhësin e saj Dominique Strauss-Kahn të jepte dorëheqjen.

Udhëheqësit e BE do të zyrtarizojnë emërimin e saj në një samit të rregullt në mes të tetorit për një mandat tetë vjeçar./real-news.tv/