Lagu me benzinë dhe i vuri flakën Drejtorisë së Arsimit në Fier, jepet masa e sigurisë për 33-vjeçarin, çfarë tha në dyert e gjykatës

Screenshot_9-2.png

Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 33-vjeçarin Indrit Alushaj, personi që pasi lagu me benzinë, i vuri flakën zyrave të Drejtorisë së Arsimit në Fier. Përpara se të hynte në gjykatë, ai për mediat ka pohuar se prej tre muajsh kërkonte punë dhe nuk e kishte siguruar një të tillë.Alushaj ka thëne se i kishin premtuar një vend pune dhe s’ia kishin dhënë. Megjithatë, ai ka shprehur pendesë për veprimin që ka kryer.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303