fbpx

LAJM FANTASTIK/ Dalin përgjigjet e analizave të COVID-19 për 7 mjekët e Urgjencës së Pukës

Infektimi i mjekëve është një nga dramat e kësaj lufte me koronavirusin e ri. Por nuk ka rezulotuar kështu për fat shumë të mirë me 7 punonjësit e Shërbimit të Urgjencës Pukë, të cilët ishin karantinuar dhe kishin kryer testin për koronavirus, që fatmirësisht ka rezultuar negativ.

Lajmin e ka bërë të ditur Bashkia Pukë në rrjetet sociale.

“Mirmengjes me këtë lajm fantastik. Autoritetet e Shëndetit Publik në Pukë sapo na kanë konfirmuar lajmin e mirë se asnjë nga shtatë punonjësit e Shërbimit të Urgjencës ne Pukë, që u karantinuan nuk është prekur nga COVID-19. Pas analizave të kryera kanë rezultuar COVID-Negativ.

Faleminderit ZOT! Bashkë mund t’ja dalim!”, shkruhet në njoftimin e Bashkisë Pukë.