Një banesë në fshatin Sanxhak të Kurbinit është përfshirë nga flakët. Nga informacionet mësohet se ka mbetur i asfiksuar një fëmijë 3 vjeçar, i cili është gjendur pa shenja jete.
Shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë soba me dru e cila përdorej për ngrohjen e banesës.
Ndërkaq mësohet se zjarrfikësja ka mbërritur në vendngjarje dhe po punohet për shuarjen e flakëve.