Pak minuta më parë, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen numër.1 të qytetit të Durrësit. Sipas informacioneve, një person ka mbetur i plagosur me armë të ftohtë. Raportohet se gjendja e tij është e rëndë ndërsa në vendngjarje është paraqitur urgjenca për të bërë transportimin e të lënduarit në spitalin rajonal.
Policia ka rrethuar zonën dhe po bën mbikëqyrjen e provave për të shpjeguar ngjarjen e rëndë.
Advertisement