Lajm i fundit/ I shkrumbohet makina para shtëpisë, policia hedh dyshimet se…

Një makinë në pronësi të 38-vjeçarit me iniciale E.D. është shkrumbuar nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur në Peqin, ndërkohë që makina ishte parkuara para banesës së 38-vjeçarit. Nuk dihen enden shkaqet që kanë shkaktuar djegien e automjetit.

“Grupi hetimor po punon për sqarimin  e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.