Lajm i fundit/ Konfrimohen dorëheqjet e 4 drejtorëve të Shkodrës, priten 24 të tjerët

ero.jpg

Teksa është duke u zhvilluar mbledhja e qeverisë në Velipojë, burime bëjnë me dije se një nga temat që po diskutohet është dhe ajo e dorëheqjes së drejtorëve rajonalë. Ishte kryeministri Edi Rama ai që bëri thirrje që të jepnin dorëheqjen të gjithë drejtorët meshkuj, dhe sot janë konfirmuar katër prej tyre.

Kështu në mbledhjen e sotme, deri më tani janë pranuar dorëheqjet e drejtorit të Degës së Thesarit Myzafer Bushi, Hetimit Tatimor Agim Shimaj, ARRSH-së Shkëlqim Sterkaj dhe Drejtorit të Entit të Banesave Brian Muriqi.

Po ashtu më poshtë është lista e të gjithë drejtorëve të qarkut Shkodër që pritet të dorëhiqen në ditët e ardhshme, dhe të zëvendësohen me emra të rinj.

LISTA E PLOTË:

  1. Zyra Arsimore Shkodër- Kadri Ymeri
  2. Spitali Rajonal Shkodër- Adrian Dajti
  3. Hidrocentrali Vau Dejës- Luan Heta
  4. Filiali Albaposta Shkodër- Edmond Emini
  5. Administrata e Zonave të Mbrojtura në Shkodër- Agim Dardha
  6. Drejtoria e Shëndetit Publik Shkodër- Astrit Beci
  7. Drejtoria Rajonale e Tatimeve Shkodër-Herion Jashari
  8. Dega Rajonale e Thesarit Shkodër- Muzafer Bushi
  9. Operatori i Sistemit të Shpërndarjes- Rezart Isufi
  10. KESH Shkodër, Gjon Bala dhe Elvis Murati, pergjegjësa të dy zonave
  11. Enti Kombëtar i Banesave Shkodër- Brian Muriqi
  12. Ndërmarrja e Trajtimit të Studentëve Shkodër- Jetmir Lumaj
  13. ADISA Shkodër- Mirsad Sylja
  14. Inspektorati Shtetëror i Pyjeve dhe Kullotave- Mark Ndou
  15. Drejtoria Rajonale e Rrugëve Shkodër- Shkelqim Sterkaj
  16. Drejtoria Rajonale e Hekurudhave
  17. Drejtoria e Doganave Shkodër- Bardhyl Dervishi
  18. Operatori I Sistemit te Transmetimit Shkodër- Fuat Alibali
  19. HEC Koman- Kujtim Prroni
  20. Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor Shkodër- Markenc Shllaku
  21. Formimi Professional Shkodër-Meri Markici
  22. Rezidenca Velipojë( shtëpia e pritjes)- Hekuran Gjorretaj
  23. Hipoteka Shkodër, përgjegjësi- Ilir Dibra
  24. ALUIZNI Shkodër, përgjegjësi- Genc Berhani
  25. Uzina e Telave- Llazar Berati
  26. Tregu i shumicës Dobrac- Dritan Pirani
  27. Inspektorati i Metrologjisë dhe kalibrimit- Hysen Lacej
  28. Shërbimi veterinarisë- Andi Bilali
scroll to top