LAJM I FUNDIT/ Manastirliu jep lajmin: Ja kur hapen çerdhet dhe kopshtet në vend

bandicam-2020-05-08-19-52-14-776.jpg

Ministrja e Shëndetësisë ka dalë para pak minutash dhe ka dhënë disa lajme të mira. Sipas saj nëse të dhënat do të jenë të qëndrueshme, bazuar në kriteret e përcaktuara nga Komiteti Teknik, nga data 1 qershor po planifikohet të lejohet hapja e çerdheve dhe e kopshteve publike dhe private.

“Dëshiroj të ndalem këtu, duke theksuar nevojën e një vlerësimi të thellë dhe shumë të kujdesshëm të kushteve higjeno-sanitare për çdo strukture të kopshteve dhe çerdheve dhe standardeve qe duhet të plotësojnë për të mirëpritur fëmijët në këto institucione me rregullat e reja. Protokollet e sigurisë do të bëhen të njohura në ditët në vijim, ku dhe do të ngarkohen për zbatim të gjithë institucionet përgjegjëse për plotësimin e tyre deri në këtë datë”, tha Manastirliu.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303