Lajm i fundit/ Protesta e maturantëve për provimin e matematikës, Evis Kushi tregon vendimin që ka marrë

evis-kushi-770x431.jpg

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka bërë një reagim pas protestës së maturantëve për provimin e matematikës. Ajo tha se kanë vendosur për të ulur kufirin minimal të pikëve për çdo notë.

Ministrja Kushi në përfundim të kësaj analize shprehet se:

“Nisur nga shqetësimet e maturantëve, mësuesve, prindërve, dhe pa dyshim duke konsideruar situatën e një viti jo normal e të vështirë të pandemisë, ku pavarësisht se maturantët në të gjithë vendin kanë qenë çdo ditë në mësim në shkollë, përveç 10 bashkive me risk të lartë ku për 6 javë mësimi u zhvillua online, kemi vendosur të plotësojmë kërkesën e maturantëve për të ulur kufirin minimal të pikëve për çdo notë”.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303