Lajm i fundit/Rritet numri i viktimave nga ‘Coronavirusi’ në Itali

Italia shënon viktimën e dhjetë nga coronavirusi, ndërsa numri i personave të infektuar ka shkuar në 322. Ende nuk është bërë e ditur mosha e personave të cilët kanë humbur jetën së fundmi, ndërsa viktimat e mëparshme kanë qenë të moshuar.

Ndërkaq, një fermer 60-vjeçar dyshohet si ”pacienti zero” që mund të ketë përhapur coronavirusin pasi kishte qenë në Codogno dhe qendra të tjera në zonën e Lodmbardisë dhe tani ka simptoma të kollës dhe gripit.