fbpx

LAJM I FUNDIT / Shoqërohet në polici Ilda Bejleri, aksidentoi gruan në Tiranë

Policia e Tiranës shoqëroi mbrëmë moderatoren Ilda Bejleri pasi u akuzua nga një qytetare se e kishte përplasur me makinë para Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Sipas ABC NEWS, moderatorja ka pranuar se kishte kaluar në atë zonë në momentin e aksidentit me makinën e saj tip “BMW X5” me targa AA 998 NY, por se nuk kishte shkaktuar aksident.

Pas marrjes së dëshmisë, Bejleri është lënë e lirë nga policia, e cila më parë kishte bërë një njoftim zyrtar në lidhje me aksidentin.

Policia tha se në aksident ishte përplasur Eriketa Gjuzi, 63 vjeçe, banuese në Durrës. Për fat të mirë, gruaja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Fillimisht lajmi për aksidentin qarkulloi mbrëmë në mediat online, por moderatorja mohoi gjithçka.

Në deklaratën e policisë nuk përmendet se kush e ka shkaktuar aksidentin përveç faktit se ishte përplasur një e moshuar.

Pas verifikimeve është bërë e mundur që të zbulohet që makina që përplasi gruan i përket pikërisht Ilda Bejlerit. (Abcnews.al)