Lajm i hidhur/ Do martohej për pak ditë, sëmundja i merr jetën anëtarit të Nismës

ndahet.jpg

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka dhënë sot lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të anëtarit Luan Bajra, pas një sëmundje të rëndë.

“I trishtë lajmi për vdekjen e të riut, Luan Bajra nga fshati Panorc i Malishevës. Familjes Bajra, miqve dhe gjithë atyre që e kanë njohur i shpreh ngushëllimet më të sinqerta për vdekjen e Luanit. Familja Bajra ka humbur një djalë me vlera të larta njerëzore, ndërsa Nisma një anëtar të devotshëm. Pavarësisht ikjes së hershme në amshim, kujtimet për Luanin do të mbesin përherë në kujtesën tonë”, ka shkruar Limaj.

Është bërë e ditur se Bajra vuante nga një sëmundje e rëndë, ishte i fejuar dhe gjatë muajit gusht do të martohej.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303