fbpx

Lajm i hidhur/ Ndahet nga jeta ish-kryetari i bashkisë Rrëshen, ja arsyeja

Një lajm i hidhur është mësuar sot. Ish-kryetari i bashkisë së Rrëshenit, Preng Toma është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare pas një sëmundje të rëndë për të cilën po kurohej në Itali. Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Gjergj Marku

Preng Toma, është ndër kontributorët më në zë për sportin jo vetëm në krahinën e tij ku ka lindur, Perlat, por dhe për gjithë sportin mirditas.

Gjithashtu ai ka qenë në instancat drejtuese të Partisë Demokratike, duke mbetur fort i shenjuar ndër faktorët intelektualë determinatë për shume vite në Partinë Demokratike të Mirditës.