fbpx

Lajm i hidhur/ Ndahet nga jeta ish-zyrtari i lartë i BE

ndahet.jpg

Ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare ish-zëvendëskancelari austriak, Erhard Busek.

Sipas një deklarate nga instituti (IDM), të cilin ai drejtoi, Busek ndërroi jetë papritur të dielën.

Ai filloi karrierën e tij politike në OVP në vitin 1964, dhe pesë vjet më vonë u bë Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm.

Nga viti 1991 deri në 1995, ai shërbeu si kreu i OVP-së dhe zëvendës kancelar në një qeveri të përbërë nga Partia Popullore dhe Partia Social Demokratike (SPO).

Ai ishte gjithashtu ministër i parë i Shkencës, dhe që nga viti 1994 ministër i Arsimit.

Nga viti 1996 ai ishte koordinator i Iniciativës për Bashkëpunim të Evropës Juglindore (SECI), dhe nga viti 2000 deri në 2002 ishte i dërguari i qeverisë austriake për zgjerimin e BE-së.

Nga viti 2002 deri në vitin 2008, ai ishte gjithashtu Koordinator Special i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303