TË FUNDIT

Lajm i hidhur/ Ndahet nga jeta juristi i njohur shqiptar

Kristaq Traja, juristi i njohur shqiptar, ka ndërruar jetë. Traja ka qenë drejtues i grupit për diskutimet për ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi.

Mësohet se Traja është shuar në Strasburg, ku jetonte prej vitesh pasi ka mbajtur edhe pozicionin e gjyqtarit të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, si përfaqësues i Shqipërisë.

Traja ka qenë kryetar i Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar. Ai më parë ka mbajtur edhe pozicionin e -zv ministrit të Drejtësisë, si dhe ish-rektor i një universiteti privat. Mbrëmjen e djeshme u njoftuar gjithashtu se u nda nga jeta edhe ish-anëtari i Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, Kristaq Ngjela. Ngjela ka ushtruar detyrën e anëtarit të Gjykatës së Lartë për 7 vite , përkatësisht në vitet 2000-2007.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat