fbpx

Lajm i hidhur/ Ndahet nga jeta mjeku i njohur

ndahet.png

Një lajm i hidhur është mësuar sot. Bëhet me dije se është ndarë nga jeta në moshën 83 vjeçare Prof. Doktor Zenel Kokomiri. Ai ishte një ndër themeluesit e katedrës së “Terapisë Stomatologjike” në vitin 1964, ku nisi dhe kontributi i tij i gjatë në fushën e pedagogjisë.

Gjithashtu Prof. Dok Zenel Kokomiri në vitin 1998 u zgjodh nënkryetar i të parës Shoqatë Stomatologjike Shqiptare.

Prof. Dok Zenel Kokomiri do të mbetet ndër figurat e shquara dhe vlerë e shtuar në fushën e stomatologjisë, i vlerësuar me mjaft çmime mirënjohjeje gjatë karrierës së tij të gjatë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303