fbpx

Lajm i hidhur/ Ndahet nga jeta poeti dhe arkitekti i njohur shqiptar

ndahet.jpg

Një lajm i hidhur është dhënë sot nga Presidenti i shoqatës ‘Vatra’, Bora Zukali i cili njofton ndarjen nga jeta të poetit, shkrimtarit dhe patriotit të denjë Guri Stefani.

Postimi i plotë:

LAJM I HIDHUR

Vjen nje lajm shume i hidhur nga Shoqëria Atdhetare Besa Besë per miku ynë shumë i dashur Guri Stefani ndërroj jetë në Quincy, më datën 26 janar 2022 në moshën 88 vjeçare. Varrimi do të bëhet ditën e mërkurë datë 2 shkurt, në orën 10:30  në varrezat Cedar Grove, Boston.

PAK FJALË PËR JETËN E GURI STEFANIT

*Ka lindur në fshatin Shtikë të Kolonjës dhe pas mbarimit të studimeve, ka punuar arkitekt në Durrës për 28 vjet.

*Në vitin 1992 vjen në SHBA. Ka qënë veprimtar i palodhur i komunitetit shqiptar të Bostonit.

*President i Shoqërisë Atdhetare “Besa- Besë ”

*Anëtar i Federatës Pan Shqiptare “VATRA”.

*Aktiv në Katedralen Ortodokse Shqiptare të “Shën Gjergjit” në Boston si dhe në kishën tjetër  shqiptare “Shën Trinia” .

* Patriot i denjë dhe punëtor

*Ishte poet e shkrimtar ka botuar disa libra,si dhe Anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikan.

Jo vetëm familjarët e të afërmit, por edhe shokët e miqtë e tij, do ta kujtojnë me mall Guri Stefanin.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303