Lajm i hidhur për Unikkatil, humb njeriun e shtrenjtë

Pak minuta më parë reperi i njohur, Unikkatili ka njoftuar në Instagram se babai i tij ka ndërruar jetë.

Reperi e ka dhënë lajmin e hidhur nëpërmjet fjalëve prekëse ku tregon edhe dhimbjen e madhe që po përjeton.

“Baba em, shpirti i em, nji prej njerëzve ma të sinqertë që kom njoftë dhe nji prej arsyevet që jom kështu çysh jom na la këtë të enjte. Miqët dhe dashamirët që dojnë me ia shprehë respektin dhe lamtumirën e fundit janë të mirëseardhun të hanën me 9 Dhjetor prej orës 2 deri në orën 9 në Pleasant Manor Funeral Home adresa: 575 Columbus Ave, Thornwood, NY, 10594.”, ka shkruar reperi.