fbpx

Lajm i hidhur/ Vdes gazetari i njohur shqiptar

rip-696x423-696x405.png

Gazetari i njohur nga Kosova, Kajtaz Gecaj ka ndërruar jetë. Ky lajm i trishtë është bërë me dije nga kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku. Ky i fundit shkruan se mëngjesi i sotëm solli lajmin për vdekjen e gazetarit nga Skenderaj Gecaj.

“Kajtazi është pa dilemë prej gazetarëve më profesionistë nga gjenerata më e vjetër e gazetarëve të Drenicës”, ka shkruar Lushtaku.

Mëngjesi i sotëm solli lajmin për vdekjen e gazetarit të njohur nga Skenderaj, Kajtaz Gecaj. Kajtazi është pa dilemë prej gazetarëve më profesionistë nga gjenerata më e vjetër e gazetarëve të Drenicës.

Karrierën e kishte filluar në të 70-tat si mësues në Qirez, për të vazhduar pastaj si gazetar në të përditshmen “Zëri”, e së fundi duke hapur një portal lokal. Duke e njohur personalisht, ai ishte profesionist i madh me një memorie të jashtëzakonshme. Urtësia e tij reflektonte në shkrimet me përmbajtje të thellë e argumentuese.

Ngushëllimet më të thella familjes, shoqërisë, dashamirëve e audiencës së Kajtazit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303