Teksa të gjithë po shpresojnë që një vaksinë të prodhohet sa më shpejt vjen një lajm i keq. Kreu i ekipit që po drejton testimet e vaksinës së Oksfordit ka thënë se, maskat dhe distancimi social do të nevojiten deri verën e ardhshme.
Andreë Pollard paralajmëroi se rregullat e rrepta duhet të ndiqen edhe nëse testimet globale rezultojnë të suksesshme.
Eksperti tha se vaksinat e para nuk do të jenë në dispozicion deri vitin e ardhshëm. Sipas tij ato pak që do të dalin, do të jenë vetëm për punonjësit e shëndetit.
Ai shpreson që testimet e fazës së tretë të përfundojnë deri në fund të dhjetorit të këtij vitit, por sipas Pollard jeta nuk do të rikthehet kaq shpejt në normalitet.
Vaksina e Universitetit të Oksfordit, e prodhuar me gjigantin e ilaçeve AstraZeneca, është një nga nëntë vaksinat në të gjithë botën që kanë arritur testimet e fazës së tretë, faza përfundimtare.