fbpx

Lajm i keq/ Një mjek në gjendje të rëndë te Infektivi

Pas ndarjes nga jeta të mjekut Arjan Pushi 3 ditë më parë te Infektivi, i cili ishte prekur nga COVID-19, një tjetër mjek mësohet se është në gjendje të rëndë.

Sipas asaj që raporton Fax News, një mjek nga Spitali i Pukës prej disa ditësh qëndron i shtruar në Spitalin Infektiv dhe sot gjendja e tij është rënduar.

Ai është në trajtim intensiv ndërsa gjendja e tij shëndetësore është rënduar së fundmi.

Mjeku është infektuar nga një infermiere e cila e ka takuar përpara se të merrte përgjigjen e tamponit.