fbpx

Lajm i keq për shqiptarët, pezullohen të gjitha fluturimet me Vjenën

Tirana International Airport me anë të një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar ditën e sotme se janë pezulluar të gjitha fluturimet me Vjenën, nga data 16 deri më 31 korrik 2020.

Në një njoftim zyrtar, Austrian Airlines njofton sot se Ministria Federale Austriake e Punëve Sociale, Shëndetit, Kujdesit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit ka zgjeruar masivisht listën e ndalimeve të uljes së avionëve. Duke mos lejuar Shqipërimë që të ketë fluturim me Austrinë.

Sakaq, njoftohet se pasagjerët mund të aplikojnë për një rimbursim ose të caktojnë një datë të dytë.