TË FUNDIT

Lajm i mirë! 150 pacientë fitojnë betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije me në 24 orët e fundit kanë fituar betejën me Covid-19 plot 150 qytetarë.

“Gjatë 24 orëve të fundit, 150 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm!”, shkruan ministrja në një postim në rrjetet sociale.

Prej ditësh numri i pacientëve që shërohen nga koronavirusi është i lartë.

Ndërkaq, vijon të jetë i lartë edhe numri i rasteve të reja dhe fatkeqësisht edhe ai i viktimave.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat