“Lajm i mirë”, kryeministri Rama: Nesër nisim vaksinimin antiCOVID-19

Screenshot_25-2.jpg

Kryeministri Edi Rama deklaron se nesër nis vaksinimi anti COVID-19.

Ndonëse fillimisht deklaroi se 10750 dozat e para të vaksinës anti-COVID do të vinin në Shqipëri në javën e tretë të janarit, Rama paralajmëroi dy ditë më parë se vaksinimi mund të niste më herët.

Sot ai shkruan në “Facebook” se vaksinimi do të nisë ditën e enjte duke sjellë me hashtag dhe emrin e fushatës “Shqipëria buzëqesh”.

“LAJM I MIRË

#ShqipëriaBuzëqesh

Nesër nisim vaksinimin antiCovid19

#PunëJoGjumë”, shkruan kryeministri Edi Rama.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303