fbpx

Lajm i mirë në familjen mbretërore! Princesha në pritje të ëmbël

Princesha Eugenie dhe Jack Brooksbank janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Lajmin e bukur e ka dhënë Pallati Buckingham këtë mëngjes.

Çifti, i cili u martua në tetor 2018, pritet të sjellë në jetë fëmijën në fillim të vitit 2021.

Mbretëresha dhe Duka i Edinburgut janë “të lumtur për lajmin”, sipas një deklarate nga Pallati Buckingham.