fbpx

Lajm i mirë nga Selaniku, ujrat e zeza zvogëlim ngarkese virale

unnamed-6.jpg

 

Selaniku është vatra më e nxehtë nga koronavirusi në Greqi. Rastet e reja, viktimat dhe të intubuarit në veri të Greqisë janë shqetësuese. Por një lajm i mirë ka ardhur sot nga Universiteti “Aristoteli” i Selanikut, ku nga studimi i ujërave të zeza ka rezultuar se krahasuar me analizat e kryera javën e kaluar, ka një ulje me 50 të ngarkesës virale.

“Mesazhet janë pozitive dhe ne mund të themi me siguri dhe saktësi, pikërisht sepse metodologjia e zhvilluar nga ekipi ynë ndryshon ndjeshëm nga metodat e përdorura nga ekipet e tjera kërkimore në vend dhe ndërkombëtarisht për të matur ngarkesën virale në ujërat e zeza” tha profesor Nikos Papaioannou. “Ne të gjithë do të dëshironim të shihnim një përmirësim të pasqyrës epidemiologjik” tha më tej, Papaioannou.

 

“Matjet tona më të fundit janë shumë inkurajuese dhe tregojnë se sakrificat tona nuk po bëhen kot” tha Theodoros Karapantsios, profesor i Kimisë në Universitetin “Aristoteli” të Selanikut dhe një anëtar i ekipit kërkimor. Ndërkohë që rektori, Thanos Dimopoulos tha se të dhënat nga matjet ditore të virusit në ujërat e zeza tregojnë se për një javë ka pasur një zvogëlim të ngarkesës virale

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303