fbpx

Lajm i mirë! Serish asnjë viktimë nga Covid-19 në Kosovë

Serish asnjë viktimë nuk është raportuar nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë.

Ndërkohë, konfirmohen 63 raste të reja.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 24 raste, komuna Lipjan 7 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Gjakovë, Istog, Obiliq, Pejë dhe Rahovec.

Kujtojmë që deri më tani në Kosovë 616 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 15.333.