fbpx

Lajm i mirë! Shërohet 77-vjeçari nga koronavirusi, pritet të lërë Infektivin

Një tjetër pacient është shëruar, ku bëhet fjalë për një 77-vjeçar nga Korça. Deri më tani shënohen 5 të shëruar nga ky qytet.

I moshuari rezultoi negativ dhe do të lërë sot spitalin Infektiv. Lajmin e bën të ditur drejtori i spitalit të Korçës që thotë se Eqremi siç quhet pacienti do të lërë sot spitalin. Po ashtu Litian Broka i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë masat mbrojtëse.

Ndërkohë Korça ka regjistruar 16 të infektuar nga të cilët tani 11 janë në kurim e sipër.

STATUSI I DREJTORIT TË SPITALIT KORÇË

Telefonata e peste pozotive 🙂 per te lajmeruat se miku jone Eqeremi 77 vjet dolin negativ 🙏nga testi konfirmues dhe sot le Spitalin Infektiv i sheruar nga Covid 19 👏
Faleminderi deri ne fund te kesaj lufte stafit mjeksor 👏👏👏 Jeni heronj.
Ju bej thirje edhe nje here te gjithe Qytetarve te Korces te ndjekin me rigorozitet Udhezimet e Ministrise se Shendetersise dhe Qeverise Shiptare, zbatoni regullat e karantines, te distancimit social, te higjenes personale, mos neglizhoni me masat mbrojtese dhe dilni per nevoja te rendesishme nga shtepia.
#forca