Lajm i mirë! Shkencëtarët: Virusi nuk pëson mutacione

Shkenctarët shprehen se virusi nuk pëson mutacione dhe ky është një lajm i mirë për vaksinën që do të prodhohet për koronavirusin.

Shkencëtarët po studiojnë më shumë se 1000 mostra të virusit, informoi The Washington Post Peter Thielen, gjeneticist molekular në Johns Hopkins University Applied Physics Laboratory që po studion virusin.

Versioni i virusit që u përhap në Wuhan dhe versioni që u përhap në Shtetet e Bashkuara kanë katër deri në dhjetë dallime gjenetike, tha ai.

“Bëhet fjalë për një numër relativisht të vogël mutacionesh në një virus që ka prekur një numër të madh njerëzish,” tha Thielen.

“Në momentin që flasim, norma e mutacionit të virusit nënkupton se vaksina që do të zhvillohet për SARS-CoV-2 (virusi që shkakon Covid-19) do të jetë e vetme dhe do të ofrojë mbrojtje afatgjatë.”