fbpx

Lajm i mrekullushëm, basketbolli bashkon Shqipërinë dhe Kosovën

Basketbolli fshin kufijtë e Shqipërisë dhe Kosovës, duke krijuar atë që është pagëzuar me emrin “Liga Unike”. E thënë më qartë katër skuadrat më të mira të secilit vend do të përballen në një kampionat të përbashkët.

Ky vendim historik u kurorëzua mbrëmjen e së enjtes në Tiranë, në një ceremoni ku morën pjesë përveç dy presidentët e Federatave, Avni Ponari e Arben Fetahu, ministret e linjës të dy vendeve, Besa Shahini e Vlora Dumoshi, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i FIBA Europe, Turgai Demirel. Në fjalën e tij, Kryeministri Rama foli edhe si ish-basketbollist, teksa vlerësoi si shumë të rëndësishme këtë Ligë të përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës. Në edicionin e parë të Ligës Unike do të marrin pjesë skuadrat shqiptare të Teutës, Vllaznisë, Goga Basket dhe Partizani. Ndërkohë, skuadrat e Kosovës do të jenë ato të Sigal Prishtina, Rahoveci, Golden Eagle Ylli dhe Peja.