fbpx

Lajm i rëndë/ Doli për të kullotur bagëtitë, humb jetën një person, familja doli ta kërkonte, e gjen në…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Beratin, ku një 55 -vjeçar me iniciale V.C., ka humbur jetën. Bëhet me dije se 55-vjeçari ka qenë duke kullotur bagëtinë dhe gjatë mbrëmjes ka pushuar në një zgavër ku nxirren pllakat, dhe si pasojë e rrëshkitjes së tyre dyshohet se ka humbur jetën. Familjarët kanë vënë re mungesën e tij gjatë natës dhe në mëngjes e kanë gjetur në vendin e quajtur Rabjak.

Policia po punon për zbardhjen e kësaj ngjarjeje me pasojë vdekjen, ndërkohë që deri më tani dyshimet janë se gjithçka ka qenë aksidentale.