Lajm i trishtë/ COVID i merr jetën gazetarit shqiptar, miq e kolegë në lot…

ndahet.jpg

Një lajm i hidhur është mësuar sot. Bëhet me dije se historiani dhe gazetari Nuri Dragoi është ndarë nga jeta si pasojë e COVID.

Lajmi për vdekjen e tij konfirmohet dhe nga gazetarja Eglantina Alliaj, e cila shpreh dhimbjen që Dragoi ka lënë pas miqtë e tij.

“Në një betejë dyjavore me këtë virus të mallkuar që po merr shumë jetë njerëzish, ti humbe miku ynë, bashkëpunor i mirë, studiues dhe publicist i njohur, Nuri Dragoi! Çfarë dhimbje për familjen tënde, për miqtë, bashkëpunëtorët dhe dashamirësit e ty.

Pena jote do ti mungojë studimeve, historisë dhe rrënjeve shqiptare, ashtu sikur ti dije ta gdhendje në letër. I paharrruar qoftë kujtimi yt! Qofsh I parajsës!”, shkruan Alliaj në postimin e saj në rrjetet sociale.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303