fbpx

Lajm i trishtë, ndahet nga jeta në moshën 28-vjeçare aktori i njohur

ndahet.png

Lajm i hidhur për kinematografinë. Është ndaë nga jeta në moshën 28-vjeçare Aktori amerikan Joey Morgan, i njohur për rolet në Guide Scouts to the Zombie Apocalypse, Floëer and Compadres.

“Joey Morgan ndërroi jetë herët në mëngjes të së dielës. Ishte një tronditje dhe na shkatërroi të gjithë ne që e donim atë. Ai do të mungojë shumë. Shpresojmë që të gjithë ta kuptojnë se sa e dhimbshme është kjo për të dashurit e tij dhe mund të respektojnë kufijtë dhe t’i lejojnë ata të pikëllohen në mënyrë private”, tha një përfaqësues i aktorit në një deklaratë për The Hollyëood Reporter. Asnjë shkak i vdekjes nuk u dha.

Regjisori i Scouts, Christopher Landon, i bëri homazhe aktorit në Twitter, duke shkruar:

“Joey Morgan erdhi në jetën time gati 9 vjet më parë kur bëra Scouts. Ai ishte i qetë, qesharak, inteligjent dhe i zhytur në mendime. Dhe kur kamerat u ndezën ai ishte magnetik. Ai u nda nga jeta sot dhe lajmi është zemërthyes. Jam i nderuar që e kam njohur.”

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303