fbpx

Lajm i trishtë për Rihannën, babai i saj rezulton pozitiv me koronavirus

860683426_rihanna-zoom.jpg

Burime për Daily Mail bëjnë me dije se babai i Rihannës, Ronald Fenty rezultoi pozitiv me koronavirus.

66-vjeçari zbuloi se ai ishte testuar pozitiv për infeksionin vdekjeprurës në një intervistë të re.

“Vajza ime Robyn po më kontrollonte çdo ditë”,  tha ai për The Sun, duke iu referuar yllit të popit me emrin e saj të lindjes.

“Mendova se do të vdisja për të qenë i sinqertë”, shtoi ai.

Ronald tha që Rihanna bëri gjithçka mund për ta ndihmuar atë, nga shtëpia e saj në Sh.B.A.

Ai shpjegoi: “Më duhet të them që unë e dua shumë Robyn (Rihannën). Ajo bëri shumë për mua. Vlerësoj gjithçka që ajo ka bërë”.

madje bleu një ventilator dhe ia dërgoi atë babait në Barbados, por ai tha që ai nuk kishte nevojë për ta përdorur atë.

Ai tha për sëmundjen e tij: “M’u ngrit një ethe brenda hundës. Pata ethe nëpër buzë. Kisha shumë ethe”.

“Kisha frikë nga më e keqja. Mendova se do të vdisja, sinqerisht”, tha babai i këngëtares me famë botërore.

Ronald kaloi 14 ditë brenda Qendrës së Izolimit Paragon në ishull.

Megjithë përpjekjet e Rihannës për të ndihmuar babanë e saj, të dy jo gjithmonë kanë pasur një marrëdhënie të lehtë.

Ronald ka luftuar me varësinë e tij nga kokaina në të kaluarën dhe ka qenë për shumë kohë i varur nga pija.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303