fbpx

Lajm i zi për mjekësinë/ Ndahet nga jeta laborantja 34-vjeçare, në muajin e 7-të të shtatzënisë, zbulohet arsyeja e rëndë

ndahet.jpg

Një lajmi i zi ka tronditur Mjekësinë.

Laborantja Aida Perdoda ka ndërruar jetë në moshën 34-vjeçare ndërsa ishte në muajin e 7-të të shtatzënisë.

Ajo punonte me devocion në spitalin e Laçit.

Kolegët e Urdhrit të Infermierit shprehin ngushëllimet e sinqerta për humbjen e koleges së tyre, për laboranten 34 vjeçare  e cila ndërroi jetë nga ataku kardiak.

PUBLIKIMI I URDHRIT TË INFERMIERIT

Të nderuar kolegë,

Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të laborantes nga Lezha Aida Perdoda, (34 vjeç) si pasojë e atakut kardiak . Dhe pse ishte shtatzënë në muajin e shtatë ajo vazhdonte të punonte me përkushtim dhe devotshmëri pranë Spitalit të Laçit.

Në emër të Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë iu shprehim ngushëllime të sinqerta familjarëve dhe kolegëve.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303