fbpx

Lajm shumë i mirë/ Arilena Ara rrëmben zemrat e fansave, ja renditja e jashtëzakonshme

Teksa kanë kaluar pak javë nga Festivali i Këngës në RTSH, ku Arilena Ara u shpall fituese me këngën e saj “Shaj”, Arilena do performojë në Roterdam, dhe deri tani nga fansat mbetet një nga më të votuarat në sondazhet online në wiwibloggs.

Prej pak ditësh u nis një sondazh, Arilena Ara ka marrë shumicat e votave, pasi ka marrë 4603 vota, nga 7000 të mundshme. Kënga spanjolle Blas Cantó është në vendin e dytë me titullin “Universo” pasi ka marrë 2245. Ndërkohë në vendin e tretë renditet kënga nga Republika Çeke me titullin “Kemama”.

Treshja jonë do të rikthehet edhe një herë ‘në ring’ edhe një herë, kur të hapet sondazhi i radhës me këto tre këngë. Në fund media ëiëibloggs, pyet dhe publikun: A e meriton Shqipëria të jetë në numrin një?

RENDITJA

Arilena Ara – “Shaj” 60.53% (4,603 vota)

Blas Cantó “Universo” 29.52% (2.245 vota)

Republika Çeke: Benny Cristo “Kemama” 9.94% (756 vota)