fbpx

Lajm shumë i mirë/ Ja kur planifikon t’i kthehet normalitet Gjermania

Sipas një raportimi të ditës së sotme nga Agjencia e Lajmeve Reuters, autoritetet në Gjermani kanë  hartuar plane për ta përfunduar izolimin për shkak të covid-19 pas datës 19 prill.

Gjermania ka hartuar një listë me masa, përfshirë obligueshmërinë për të vënë maska, limitet në tubime dhe gjurmimin e shpejtë të zinxhirit të infektimit. Me këto masa, zyrtarët mendojnë se jeta mund t’i rikthehet normalitetit dhe izolimi të përfundojë gjatë këtij muaji.

Propozimet, të përfshira në një draft dokument të përpiluar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, të cilën e ka parë Reuters, thonë se masat e ndërmarra do të jenë të mjaftueshme që të mbahet numri i njerëzve që infektohen nga një person nën 1, edhe pasi jeta të kthehet gradualisht në normalitet.