fbpx

Lajm urgjent/ Ministria e Brendshme jep njoftimin e rëndësishëm për kartat ID dhe pasaportat

mini-2.jpg

Ministria e Brendshme ka dalë pak më parë me një njoftim për të gjithë qytetarët që u kanë skaduar ID dhe pasaportat se zyrat e aplikimit janë të hapura dhe sot.

Ndër të tjera, në njoftim theksohet se riaplikimi për ID kartë mund të bëhet në çdo zyrë, pavarësisht vendbanimit.

“Ministria e Brendshme njofton qytetarët se të gjitha zyrat e aplikimit për ID karta dhe pasaporta biometrike do të jenë të hapura edhe sot, datë 27 shkurt 2021.

MB dhe DPGJC fton qytetarët që u ka përfunduar afati i vlefshmërisë së kartave të identitetit, të kryejnë sa më parë procedurat për rinovimin e saj. Përmes ID kartës përfitohen shërbime online dhe fizike, por edhe mundësinë për të votuar në zgjedhjet e 25 Prillit.

Rikujtojmë se riaplikimi për ID kartë mund të bëhet në çdo zyrë, pavarësisht vendbanimit. E gjithë procedura merr pak minuta. Mjafton kuponi i blerë në Postë dhe të paraqitja në zyrën e aplikimit me ID kartën e skaduar,” njofton Ministria.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303