Lajme të mira/ 67 persona të shëruar nga koronavirusi në Shqipëri

koronavirusi-infektivi-urgjenca17-1-600x360.jpg

Numri i personave që të prekur nga koronavirusi e kanë kaluar tashmë shëndosh e mirë këtë situatë ka shkuar në 67 në Shqipëri.

15 janë shëruar vetëm gjatë 24 orëve të fundit.

Specialistja e ISHP-së Silva Bino deklaroi sot se deri në këto momente janë testuar 1823 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 259 raste. Mosha mesatare e rasteve pozitve me COVID-19 është 50 vjeç.

“Në shërbimin infektiv aktualisht janë 79 të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 ‘Shefqet Ndroqi’ kemi 1 pacient të shtruar. Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 15 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 67”, deklaroi Bino. Numri i personave që kanë ndërruar jetë nga COVID-19 në Shqipëri është 15.

scroll to top