Lajme të mira nga aktori i humorit që pësoi atak kardiak

aktor.jpg

Aktori i njohur i humorit shkodran Besnik Çinari, pak ditë më parë luftoi për jetën, por tashmë ai e ka kaluar rrezikun, pas një ndërhyrje që pati në zemër. Ai u shtrua në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, ndërsa tashmë gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar, edhe pse pas një farë kohe do i duhet të bëjë në ndërhyrje të dytë kirurgjikale në zëmër.

Lajmin e bën të ditur gazetari Agron Isufi, i cili i ka qëndruar pranë Mjeshtrit të Madh pas atakut kardiak që ai pësoi.

Nuk i mungojnë falenderimet për të gjithë personat që e mbështetën dhe e ndihmuan në këto ditë të vështira për të, fjalë që aktori i madh i ka tejçuar përmes gazetarit.

Në emër dhe porosi të veçantë nga mjeshtri madh i humorit BESNIK ÇINARI, ju falenderon të gjithëve miq e shokët e dashamirës e mi anembanë botës, për shërimin tim sa më parë”.

Por një falenderim të veçantë e ka edhe për mjekun që i ka shpëtuar jetën i cili për koiçidencë, është me origjinë nga Shkodra.

“Dhe për doktor EQEREM HASANIN më tha shkruaj Agron…Lumit ne shkodranët për këtë njeri që e kemi doktor në Tiranë”.

Besnik Çinari pësoi atak kardiak pas punës së lodhshme për përgatitjen dhe realizimin e shfaqjes në Shkodër.

scroll to top