fbpx

Lajme të mira nga Italia, ja shifrat e 24 orëve të fundit

Rreze shprese nga Italia. Vuajtja nga dita në ditë po bëhet edhe më e vogël. Janë shënuar 20 mijë të shëruar dhe shumë më pak persona në terapi intensive 24 orët e fundit. Në njoftime të dhëna nga mediet e vendit fqinj, në Itali janë shënuar shumë më pak vitkima se në ditët e tjera, 681 të vdekur në 24 orët e fundit.

Gjithashtu mësohet se gjendja e të infektuarve vijon të jetë i qëndrueshme dhe se në terapi intensive janë më pak persona, duke u bërë kështu i mundur edhe boshatisja e sallave. Një ditë më parë në Itali u shënuan 766 të vdekur. Numri  total i viktimave ka shkuar në 15 000 persona gjithsej.