fbpx

Lajme të mira për gjendjen shëndetësore të Boris Johnson

Lajme të mira vijnë për kryeministrin britanik Boris Johnson.

I shtruar prej dy netësh nën kujdes intensiv, pas infektimit me koronavirus, kryeministri Boris Johnson po “i përgjigjet trajtimit mjekësor”.

Një zëdhënës i shëndetësisë tha se kryeministri “mbetet klinikisht i qëndrueshëm dhe po i përgjigjet trajtimit” mjekësor.

Ai vazhdon të jetë në kujdesin e mjekëve të ICU në Spitalin St Thomas, në Londër.

Johnson ka kaluar tre netë në Spitalin e Shën Thomasit – dy prej të cilave kanë qenë nën një kujdes intensiv.

Zëdhënësi u tha gazetarëve të BBC gjithashtu se tanimë Johnson ndihet më mirë.