fbpx

“Lajmet e rreme”, Edi Rama i hap luftë portaleve

Rama-770x410-1.jpg

Në “Pallatin e Brigadave” është zhvilluar sot një darkë pune me pjesëmarrësit e konferencës së agjencive të lajmeve europiane dhe ballkanike me temë:“News Agencies vs Fake News”.

I pranishëm në këtë aktivitet, Kryeministri Edi Rama foli para pjesëmarrësve dhe deklaroi se lajmet e rreme po shpërndahen me shpejtësi falë kontributit edhe të ndjekësve.

Ai i shpalli luftë këtij fenomeni duke ndryshuar legjislacionin dhe duke përdorur edhe mjetet e dënimit të shpifësve përmes gjobës.

“Lajmet e rreme dhe shpifjet kishin një ndjekje më të madhe dhe ishin disa fish më të përhapura me kontributin e ndjekësve se sa lajmet e vërteta. Natyra e tërheqjes së shpifjes, sponsorizimi i lajmeve nga faktorë nga më të ndryshmet. Edhe ne e kemi përjetuar pjesën e kësaj histori të hidhur. Shqipëria e dalë nga vite të tëra izolimi, ka qenë një vend goxha pjellor për sa i takon shpifjeve dhe lajmeve të rreme.”. tha Rama.

Gjithashtu Rama theksoi faktin se krahas masave për të parandaluar shpifjet, autoritetet përkatëse do hartojnë politika për të përmirësuar legjislacionin e platformave on-line. Sipas tij, këto platforma nuk dihet se nga kush financohen dhe për çfarë qëllimi marrin këto para. Rama paralajmëroi gjithashtu masa për të garantuar të drejtën e autorit në media.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *