fbpx

Lajmi Fundit/ Aksident me pasojë vdekjen e një personi, Policia jep Njoftimin

lajm-i-fundit-3-3-17.jpg

Një aksident me pasojë vdekjen e një 66-vjeçari ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rrogozhinë vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”.

Njoftimi:

Më datë 07.12.2021, rreth orës 09:40, në autostradë, në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, mjeti me drejtues shtetasin R. H., ka aksidentuar motomjetin me drejtues shtetasin S. G., 66 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, shtetasi S. G., ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303