fbpx

Lajmi fundit/ Aksident në Berat, motomjeti me shpejtësi hipën mbi trotuar, përplas kalimtarin, detajet

lajm-i-fundit-3-3-53.jpg

Një aksident ka ndodhur pak më parë në Berat. Sipas informacioneve, bëhet me dije se një motomjet ka qënë duke qarkulluar me shpejtësi, ka humbur kontrrollin dhe ka hipur mbi trotuarin në anë të rrugës duke goditur e marrë zvarrë një kalimtar të rastit.

Si pasojë e aksidentit,janë plagosur rëndë, kalimtari F. S dhe drejtuesi i motomjetit SH.P.

Të dy të plagosurit janë transportuar fillimisht drejt Spitalit Rajonal Berat por për shkak të plagëve të shumta dhe gjendjes së tyre të rënduar, janë transportuar me ambulanca drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303