fbpx

Lajmi fundit/ Aksident pranë QTU, makina ‘fluturon’ nga rruga, përfundon në kanal…

mak-2-1.jpg

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës, pranë QTU-së. Një automjet, duket se ka humbur kontrollin dhe është përplasur fillimisht me bordurën anësore dhe ka përfunduar në kanal.

Makina është rrotulluar dy herë duke pësuar dëmtime të shumta. Nga aksidenti raportohet se ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shkak për aksidentin dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303