Lajmi fundit/ Aksidenti i trefishtë në Fushë-Krujë, mësohet lajmi tragjik

Një aksident i trefishtë u shënua ditën e djeshme në autostradën Fushë Krujë- Milot, në afërsi të fshatit Gramëz. Por sot, ka ndërruar jetë në spital Agustin Marku, 40 vjeçari i plagosur në aksident.

40 vjeçari ka ndërruar jetë në spitalin e traumës gjatë mbrëmjes së djeshme si pasojë e plagëve të rënda që ka marrë nga përplasja e dy makinave me një motorr, duke bërë që këpuca e viktimës të fluturonte disa metra larg.

Në aksidentin e trefishtë janë përfshirë 2 automjete dhe një motorr, ku drejtuesi i makinës tip ‘Opel’ me targa SH 25 97 E dyshohet sipas policisë që të ketë qenë dhe shkaktari i aksidentit. Ai ka përplasur motorrin dhe më pas një makinë tip ‘Benz’ ka goditur nga pas ‘Opeli’-n.

Përplasja e motorrit me targa AH 619 në të cilin ishte viktima, me makinën ‘Opel’ ka qenë e fortë, ç’ka i ka shkaktuar plagë të rënda e më pas vdekjen 40 vjeçarit.