Lajmi fundit/ Aksidentohet ‘Ujku i Cerrikut’, detajet e para…

Është aksidentuar një ditë më parë nga një makinë  tip benz, ndërsa ka qënë duke bërë xhiro me biçikletë Sajmir Rexhepi 42 vjeç, i njohur ndryshe në rrjetet sociale si “Ujku i Cërrikut.

Aksidenti është regjsitruar në kryqëzimin në dalje të qytetit  të Cërrikut në drejtim të Gramshit. Ka qënë pasqyra e mjetit tip benz e cila ka goditur 42 vjeçarin duke bërë që ai të përfundojë në tokë me lëndime.

Drejtuesi i mjetit tip benz ka bërë të mundur dërgimin e Ujkut të Cërrikut drejt spitalit të Elbasanit, për të marrë ndihmën  e parë mjekësore. Mësohet se gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën pasi ka marrë lëndime jo serioze.

Edhe më herët në këtë kryqëzim në Cërrik janë regjistruar aksidente të rënda automobilistike, madje edhe me viktima. Ndërkohë 42 vjeçari Sajmir Rexhepi, i njohur si “Ujku i Cërrikut” ishte mes personave të arrestuar në protestat e opozitës për veprime të dhunshme, për të cilën qëndroi mëse dy muaj në burg.