fbpx

Lajmi fundit/ Aksion në Tiranë, kapen 7 persona, policia zbardh arsyet

lajm-i-fundit-3-3-10.jpg

Policia e Tiranës ka arrestuar 7 persona pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi:

Vihen në pranga 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. M., 32 vjeç, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është konstatuar nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës.

—-

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. D., 28 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë dhe gjatë shoqërimit në Komisariat, ka ushtruar dhunë ndaj tyre.

—-

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë ndalimin e shtetasit E. M., 25 vjeç, pasi nëpërmjet mashtrimit i ka marrë mjetin, shtetases D. Ll., 40 vjeçe.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetases M. N., 46 vjeçe, pasi i ka vjedhur kartën e bankës shtetasit D. H., 42 vjeç dhe me anë të saj ka tërhequr një shumë parash në bankomat.

—-

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. M., 49 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.—-

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– A. Z., 51 vjeç, pasi u kap duke drejtuar një motomjet, pa leje drejtimi;

– A. A., 23 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303